Xhenifer Lopez ndan mendjen, martohet me Ben Aflek dhe merr mbiemrin e burrit

Xhenifer Lopez dhe Ben Aflek e bënë si burrat, u martuan më në fund Las Vegas pas gati 20 vjet lidhu e zgjidhu më keq se Bora me Donaldin.
Por Xheni shprehet se ka ndjekur zemrën, dhe se ja vlejti njëzet vjet durim. Të njëjtin mendin ndan edhe Beni, i cili tashmë ndihet si në qiellin e shtatë, a thua se po vuante shumë në gjashtë qiejt e tjera.
Ajo që bëri habi është se Xheni ka marrë mbiemrin e burrit, gjë që do bëjë lëmsh fansat që marrin autografe. Ca me mbiemrin Lopez e ca me Affleck.
Po pse ore, i prishi punë Monikës që nuk mori mbiemrin e Likes? Nejse, të bëjnë si të duan. Pak kemi edhe vapën, po do merremi edhe me mbiemrin e Xheniferit.
Gjithsesi, të 200 femrat e punësuara në redaksinë e PunëBurrash i urojnë të trashëgohen dhe të bëjnë muajin e mjaltit në Dhërmi dhe të kalojnë nga lagjja për një kafe ose llokëm shalqi.
/ Punë Burrash