Të shpenzosh 1500 euro për t’u dukur si i pastrehë

Marka franceze Balenciaga është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale pasi ka nxjerrë në shitje për 1500 euro një “hoodie” me vrima.

Vrimat janë kudo: në gjoks, krahë dhe shpinë, duke bërë që të shpërthejnë komentet tallëse nga komentuesit.

“Të shpenzosh 1500 euro për t’u dukur si i pastrehë”, shkruan njëri prej komentuesve.

Balenciaga është themeluar në Spanjë, nga Cristóbal Balenciaga, i cili konsiderohej si “Mbreti i modës” dhe u përshkrua si “mjeshtri ynë” nga Christian Dior. Marka u transferua në Paris pas Luftës Civile në Spanjë. / A2 News

guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments