“RRR” – filmi indian që po mbretëron në Netflix

Në të kaluarën, një seri televizive e kalibrit të Squid Game mund të ishte bërë legjendë, vetëm po të kalonin dorë më dorë videokasetat VHS ose DVD-të. Por falë teknologjisë, arriti të shndërrohej në një fenomen ndërkombëtar brenda natës.
E njëjta gjë vlen edhe për RRR , një blockbuster indian ka filluar të shfaqet që në muajin Mars. Filmi pati një sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në Indi por edhe në SHBA, dhe kjo shihet në reagimet entuziaste që kanë shpërthyer në rrjetet sociale.
Çfarë është RRR ?
Një film aksioni vërtet mahnitëse që përdor efektet CGI për të thyer ligjet e fizikës dhe vetë realitetit, me trupa që fluturojnë në ajër dhe shpërthime lart në qiell. Nëse kjo ju intrigon, lini çdo gjë për tre orë (filmi zgjat 182 minuta). Por nuk do të zhgënjeheni.
Dy heronjtë e filmit, Alluri Sitarama Raju ( Ram Charan ) dhe Komaram Bheem ( NT Rama Rao Jr.), të frymëzuar nga revolucionarë të vërtetë indianë thurrin një plan për të shpëtuar një fëmijë nga një vdekje e përgjakshme, e shkaktuar nga përplasja e një treni në një lumë. Plani përfshin motoçikleta, kuaj, litarë, flamuj, kërcime të guximshme në kohën e duhur.
Pse po ju themi të gjitha këto?! Sepse të gjitha këto ndodhin në minutën e 30-të, dhe ndërsa dy heronjtë shtrëngojnë duart në shenjë miqësie, aty fillojnë të shfaqen titrat e hapjes së filmit plot efekte që është realizim i regjisorit SS Rajamouli.
Na besoni, ne si redaksi punëburrsash, nuk kemi asnjë kushëri nga India që të justifikonte reklamën që po i bëjmë këtij prodhimi. Por RRR është vërtet spektakolar, gjë që shpjegon pse ka fituar një audiencë ndërkombëtare.
Sigurisht, historia në qendër të filmit është epika e një miqësie që triumfon mbi fatkeqësitë, mbi keqbërësit dhe triumfin e heronjve jashtëzakonisht simpatikë dhe karizmatikë.
Ngjarjet zhvillohen në vitin 1920, kundër një guvernatori kolonial jashtëzakonisht të poshtër (Ray Stevenson) dhe një gruaje edhe më të neveritshme (Alison Doody), që ndërsa rrëmbejnë një fëmijë, bëhen gjithnjë e më pak të pëlqyeshëm përgjatë filmit. Pas shumë betejash, e mira triumfon dhe e keqja dështon, ndonjëherë e shqyer nga brirët e një dreri. (po kjo ç’ishte?!)
Më shumë nuk ju themi dot detaje se nuk duam të hamë ndonjë gjobë nga çunat e Netflix. Por kur ta shikoni, do na kujtoni.
/ Punë Burrash