Rikthehet “Squid Game” – Krijuesi i serialit më të ndjekur të Netflix, jep disa detaje mbi sezonin e dytë

U deshën 12 vjet punë që “Squid Game” të pranohej nga Netflix, por mjaftuan 12 ditë dhe ajo u seriali më i ndjekur ndonjëherë.

Por kukulla e frikshme gjigante ka dhënë dritën jeshile, për sezonin e dytë, i cili pritet të jetë plot ngjyra të ndezura, të spërkatura nga gjaku, lojëra të reja për fëmijë ku humbin jetën të rriturit. Sepse makthi distopian i Hwang Dong-hyuk ku luhet për jetë a vdekje, me premtimin e parave, është vendosur zyrtarisht të rikthehet.

Netflix ka konfirmuar lajmin në një seri postimesh në Twitter, duke ndarë një mesazh nga krijuesi i shfaqjes, i cili publikoi ca detaje për sezonin e ri.

“Gi-hun do të kthehet,” shkruan Dong-hyuk në Twitter. “The Front Man rikthehet. Sezoni 2 po vjen. Burri me kostum me ddakji mund të kthehet. Do t’iu prezantojmë gjithashtu me të dashurin e Young-hee, Cheol-su “.

Squid Game u shfaq në Netflix shtatorin e kaluar dhe shpejt u bë virale, duke u bërë seriali më i ndjekur ndonjëherë. Ndaj edhe sezoni i dytë premton emocione dhe ankth, seri pas serie. Dhe kur vjen fjala te ankthi, koreanojugorët dinë ta mbajë fjalën.

/ Punë Burrash

guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments