Pushime të shthurura përtej cdo limiti fantazie në një ishull për 6000 dollarë

Në portalin The Sun lexova intervistën e njërit që tregonte cfarë kishte përjetuar gjatë pushimeve në një ishull seksual ku për turistët organizoheshin orgji me prostituta kolumbiane dhe merrnin drogëra eksperimentale.

Këto lloj “pushimesh” kishin shkaktuar ca protesta në Kolumbi ndaj organizatorët e zhvendosën udhëtimin në një ishull në Karaibe që ishte më i hapur ndaj drogave.

Ky aktivitet zhvillohet për katër ditë mes drogave dhe orgjive të pakufizuara për turistët seksualë që të gatshëm të paguajnë 6000 dollarë për një biletë “të artë” me të cilën çdo klient zgjedh dy vajza për kaluar pushimet që plotësojnë çdo dëshirë e fantazi seksuale.

Personazhi quhej Rajan, 33 vjeç, një dentist nga New York, dhe tregonte se orgjitë fillonin vetëm disa minuta pasi 30 mysafirët kishin hipur në një jaht luksoz duke i marrë ata dhe 60 femra drejt një ishulli privat tropikal.

Turistëve u viheshin në dispozicion drogëra dhe stimulues seksualë dhe çdo mashkulli i lejohej një orë me 15 vajza në të njëjtën kohë. Në këtë “festë” kishte qënë i ftuar edhe një këngëtar shumë i famshëm kanadez.

Rajan kishte lexuar një artikull për Sex Island në një gazetë në New York dhe menjëherë kishte vendosur të bëhej pjesë e këtij udhëtimi, ndërsa gruas së tij i kishte thënë se do të shkonte në një udhëtim pune.

Pasi kishte paguar paratë, i kishte ardhur një biletë e artë me emrin e tij.

Grupi përbëhej gjithsej 30 veta, të gjithë meshkuj, përveç një çifti. Shumica ishin mjekë dhe avokatë, të moshës 25 deri 50 vjeç. Gjysma e tyre ishin të martuar. Kishte disa nerds nga Silicon Valley të cilët kurrë nuk kishin bërë gjëra të këtij lloji më parë dhe ishin nervozë në fillim. Aty kishte britanikë, australianë, kanadezë, dhe shumë amerikanë.

Orgjia filloi sapo grupi i “klientëve” hipën në një jaht luksoz i cili ishte plot me latine të bukura që kërcenin me pije në dorë. Sapo kishin zënë vend u ishin ofruar pije. Më pas secili mashkull duhej të zgjidhte dy femra që do t’i bënin shoqëri gjatë të gjithë udhëtimit.

Sapo kishin mbërritur në ishull, të ftuarit morën seicili dy femrat e tyre dhe shkuan në një hotel luksoz me pesë yje, ku dhomat kishin shtretër gjigantë.

Resorti ishte fantastik, një parajsë e vërtetë tropikale. Kishte një restorant bufe me ushqim të pakufizuar, fusha golfi dhe tenisi, sigurisht edhe plazh. Por natyrisht që meshkuj ishin të interesuar vetëm për një gjë.

Thuhet se disa prej tyre falë substancave nuk kishin fjetur për katër ditë, kishin qëndruan zgjuar natë e ditë për të shfrytëzuar në maksimum dy femrat e veta. Nëse të mërzitej një nga vajzat, mund të negocioje me të ftuarit e tjerë për ta ndërruar.

Droga ishte në dispozicion gjatë gjithë kohës, duke shtuar, “kishte shumë ilaçe, pilula, poppers, kokainë, etj. Kishte ca lloje që ishin dëgjuar kurrë më parë, ngjyrë rozë që të entuziazmonte dhe të jepte vetëm dëshirë për seks.

Momenti më i vecantë ishte ajo e quajtur “All in” ku çdo mysafir mund të flinte me 15 femra në dhomën e tij të njëjtën kohë. Kjo ishte gjëja më e çmendur që kishin bërë ndonjëherë në jetë.

Aktivitete të tjera përfshinin kërcim topless në një diskotekë mbrëmjeve në rezidencën e ishullit, ku pa përjashtim vajzat kërcenin lakuriq.

Çifti i vetëm swingers kishte arritur kulmin. Gruaja e tij ishte bërë vërtet xheloze dhe ziheshin shpesh. Disa nga meshkujt e tjerë donin të flinin me të, dhe madje i ofruan para burrit të saj. Në fund ata kishin bërë një orgji të madhe në dhomën e tyre me tre meshkuj të tjerë bashkë me femrat e tyre.

Njëri kishte paguar 6000 dollarë të tjera për të qëndruar edhe tre ditë shtesë në ishull.

Websiti i ishullit: www.sexisland.co 

(këtë vit për shkak të pandemisë kishin bërë ulje. Bileta kushton 4500 dollarë)

guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments