Përfundon pa sukses udhëtimi për në Dubai për tre nigerianët e veshur si gra arabe

E ngjashme me filmin “White Chicks” ishte momenti kur zyrtarët algjerianë zbuluan se tre “gratë” arabe që po kalonin kontrollin, ishin në fakt 3 meshkuj nga Nigeria.
Tre burrat ishin përpjekur të sajoheshin sa kishin mundur për tu ngjarë grave arabe, duke u nisur që nga veshjet e deri te make-up i fytyrës. Ndoshta te kjo e fundit, e kishin tepruar disi. Por edhe faj nuk kishin, pasi nuk ja kishin marrë dorën këtij “sporti” femëror.

Por fatkeqësisht udhëtimi për në “tokën e premtuar”, në këtë rast Dubai, u ndërpre keq, pasi tjetërsimi i identitetit është krim që dënohet me burgim nga 1 muaj deri në 3 vjet si edhe gjobë nga 55,000 deri në 222,000 dollarë.
Burimi / Kaya 959
0 Comments