Nokia, pse telefonët e vjetër nuk dalin kurrë nga moda?!

E vjetra nuk vdes kurrë në Izrael dhe këtë e demonstron më së miri Nokia.
Një kompani izraelite e specializuar në prodhimin e telefonave celularë Nokia ka deklaruar se ka pasur një rritje prej 200 për qind në shitjet e telefonave të modelit të vjetër gjatë javës së fundit. Arsyeja nuk ka lidhje me atë që mendoni ju, pra nuk ka lidhje me kursimin, por kjo zgjedhje erdhi pasi njerëzit nuk duan t’u përgjohen celularët me softuer të sofistikuar.
Telefonat celularë të thjeshtë ose ata që nuk bëjnë pjesë kategorinë e telefonave inteligjentë, kanë qasje të kufizuar në internet dhe aplikacionet e komunikimit si WhatsApp, Telegram, fakt që i bën më të sigurt nga përgjimet.
Telefonat celularë të zyrtarëve të lartë, aktivistëve, gazetarëve, si dhe anëtarëve të familjes dhe këshilltarëve të ish-kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ishin nën përgjim nga policia dhe këtë gjë ajo e kishte bërë edhe ndaj qytetarëve. Si rrjedhojë brenda një jave u shitën mijëra modele të vjetra të Nokias.
Kështu si po shkojnë punët ka shumë mundësi që në një të ardhme të afërt të rrikthehen edhe njëherë “telefonat” me gota plastike dhe spango, apo njerëzit të fillojnë të rrisin sërisht pëllumba postierë. / Albeu.com