Një prodhim luksoz po vjen nga Huawei por nuk është telefon

Huawei do të prezantojë 6 vendëshen AITO M7 e cila brenda pak orëve mori mbi 10,000 porosi.

AITO M7 do të prodhohet në tre versione Comfort, Deluxe dhe Ultimate. Çmimet nuk janë të lira dhe variojnë nga 47,100 euro deri në 55,700 euro, por luksi i tyre e justifikon vlerën.

Sedilet e rreshtit të dytë mund të shtrihen me një shtypje të vetme të një butoni për të ofruar pozicionin më të rehatshëm për pasagjerët. Është një zgjidhje e provuar dhe e testuar në botën e mjekësisë dhe po kthehet në një trend luksi në industrinë e automobilave.

Nëse keni smartfon Huawei atëherë do ta pëlqeni në përdorimin e kësaj makine, që ka të instaluar Harmony OS që mundëson kontrollin e plotë të telefonit dhe automjetit në të njëjtën kohë. Video thirrjet trajtohen nga ekrani kryesor dhe kamera e makinës mund të përdoret për të shkrepur dhe ndarë video në çast. Asistenti inteligjent quhet Xiaoyi dhe mund të bëjë gjithçka, nga përditësimi i shoferit në kushtet e rrugës dhe trafikut deri te caktimi i takimeve, kërkimi i shërbimeve të parkimit dhe madje ofrimi i sugjerimeve për të përmirësuar shëndetin dhe sigurinë.

Makina mund të kontrollohet nga telefoni ose ora – mund të kontrolloni gjendjen e baterisë, të mbyllni ose hapni dritaret, të mbyllni dyert. Çfarëdo që mund të bëni kur jeni brenda në makinë – mund ta bëni edhe nga distanca.

Nëse keni harruar se ku e keni parkuar makinën, AITO M7 mund t’ju dërgojë me saktësi vendndodhjen e tij, duke përfshirë se në cilin kat ndodhet në një parking shumëkatësh. Makina mund të parkojë vetë edhe kur nuk ka shenja rrugësh.

/ Punë Burrash

Aito M7
Luxury 6 seat setup in AITO M7
AITO M7 is a large SUV
Zero Gravity middle row seats
Aito M7 is officially launched - luxury SUV from Huawei
Two wireless chargers and 2 usb-C ports for front passengers
Voice activated Zero Gravity seats
7.1 surround sound system by Huawei
AITO M7 is marketed at families and we can see why
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments