Masturbimi nuk është tradhëti – është pjesë e rëndësishme e marrëdhënies suaj

Si fillim, nëse nuk e dini, Maji është muaji i masturbimit. Imagjinoni, atyre që shkrepën pushkën për lirinë e atdheut i kanë dhënë vetëm një datë në vit, ndërsa neve, pushkatarëve profesionistë na kanë vënë në dispozicion një muaj të tërë për ta bërë telef poligonin. Por ka një pyetje të rëndësishme lidhur me këtë akt ku njeriu merret vesh me veten.

Nëse masturboni, a e tradhtoni partnerin?

Kjo pyetje, së bashku me të tjera që shfaqen kur kërkon në Google, zbulon shumë rreth përhapjes së miteve dhe dezinformatave rreth masturbimit, shkruan Mashable.

Pyetje të tjera që bëhen më së shumti janë: A është e shëndetshme të masturbosh? (po, është); A masturbojnë femrat?  (uf mo) dhe A duhet të masturboni para seksit (kjo është tërësisht sipas dëshirës ).

Nuk është faji ynë që po i drejtohemi internetit për ndihmë me këto pyetje djegëse, por kjo temë nuk na shpjeguan asnjëherë kur ishim në shkollë.

A është masturbimi tradhëti? Kur i kemi gratë larg dhe ne fillojmë të përkëdhelim dragoin (ose femrat zgjasin dorën te kutia e vibratorëve) a llogaritet si tradhti?

Gigi Engle, seksologe e certifikuar, autore e librit “All the F*cking Mistakes – një udhëzues për seksin, dashurinë dhe jetën” thotë se “Të tradhëtosh, konsiderohet kur ke kontakt fizik me një person tjetër. Ndërsa për masturbimin, ti nuk mund ta tradhëtosh partnerin tuaj me veten tënde.”

“Koncepti se “masturbimi është tradhëti” është thjesht i sajuar,” shtoi seksologia. “Ka shumë probleme të tjera, më të mëdha mbi marrëdhëniet në cift. Mos e vendosni masturbimin në këtë listë.”

Ndërsa nëse masturbimi mund të sjellë efekte negative në një marrëdhënie, ai në fakt mund të ketë efektin e kundërt për çiftet. “Studimet kanë treguar se masturbimi në marrëdhënie mund të rrisë epshin e përgjithshëm, duke i çuar njerëzit në lojëra seksuale më të shpeshta me partnerët e tyre”, shtoi Engle.

Një tjetër seksologe, Megwyn White, thotë se shpesh njerëzit besojnë se masturbimi është vetëm për beqarët, si një mënyrë për të kompensuar mungesën e seksit të rregullt. Gjë që nuk bën aq sens, sepse beqarët mund të kenë më shumë “punë” në turnin e natës.

A e dini se ka çifte që masturbojnë së bashku?!

Nuk e dimë se sa mund të jetë e përhapur kjo si praktikë, pasi për masturbimin nuk flitet as kur është individual e le pastaj në cift. Por as masturbimi në çift nuk është tradhti, as nuk ka asgjë për t’u turpëruar. “Masturbimi mund të na mësojë rëndësinë e marrjes së kënaqësisë nga duart tuaja dhe të mos mbështetemi te askush”, tha White.

Masturbimi mund të na ndihmojë të kuptojmë se çfarë na pëlqen dhe çfarë nuk na pëlqen. Një studim në Journal of Sex and Marital Therapy zbuloi se masturbimi është mëse i zakonshëm në shumë femra, madje ato që masturboheshin më shpesh, përjetuan më shumë kënaqësi në jetën e tyre seksuale.”

Dr. Justin Lehmiller, një studiues në Institutin Kinsey thotë se “Masturbimi i ndërsjellë mund të jetë gjithashtu një mjet i dobishëm për t’i treguar partnerit tuaj atë që ju pëlqen dhe/ose llojin e stimulimit që ju ndihmon të arrini orgazmën.” tha ai. “Me fjalë të tjera, mund të jetë një një formë potencialisht e dobishme e komunikimit seksual.”

Masturbimi, si pothuajse të gjitha aktet seksuale konsensuale, ka vendin e tij brenda dhe jashtë marrëdhënieve. Komunikimi është çelësi, sigurisht. Nëse ka diçka me të cilën nuk jeni të kënaqur në marrëdhënien tuaj, bisedoni me partnerin tuaj për çdo gjë që dëshironi apo që nuk dëshironi të provoni. Mos harroni: Marrëdhënia seksuale më e gjatë e jetës suaj është ajo që keni me veten tuaj. / Punë Burrash

guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments