Keanu Reeves nuk e mohon, ai ka dëshirë të interpretojë Batman

E thënë nga vetë Keanu Reeves, ai ka ëndërr një rol të Batman.
Në një intervistë rreth filmit të ri të animuar për fëmijë DC League of Super Pets, në të cilin ai luan një Batman vizatimor, Reeves e quajti idenë për të luajtur Batman në një film live-action një “ëndërr”.

“Unë e dua personazhin e Batmanit, të kesh mundësinë ti japësh zë dhe figurë do ishte fantastike.” u shpreh “John Wick”.

Tani, në moshën 57-vjeçare, ai është shumë i moshuar për të veshur kostumin e heroit të Gothamit, por Keanu Reeves, siç e dimë të gjithë, ai kurrë nuk plaket.

I vetëdijshëm për kufijtë e moshës, ai u shpreh se do të ishte i gatshëm nëse producentët kanë nevojë për një Batman më të vjetër.

Pas xhirimeve të gomave në filmat e John Wick, ne mund të imagjinojmë fare lehtë atë se cfarë mund ti bëjë Keanu në një Batmobile.

Dhe jo vetëm kaq. Mendoni elegancën që mund ti japë ai një Batmani më të vjetër në moshë, me shkëlqimin e një filantropi multimiliarder.

Plus, Keanu ka dëshmuar se është një Batman fizik falë ekskluzivitetit të John Wick, që do të thotë se ai di se si t’i vërë përfund të këqijtë. Ai nuk ka nevojë për armë, raketa, granata apo flatra – Keanu ka grushta të hekurt që dinë të stampojnë hakmarrjen në fytyrën e kujtdo.

Por le t’ia lëmë kohës, për të parë nëse një personazh si Batman do të interpretohet nga aktori që duket se ka lindur për atë kostum.

/ Punë Burrash

guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments