Jon Snow do të rikthehet me serialin e tij spin-off të Game of Thrones

Edhe pse dihej se seriali Game of Thrones do përfundonte, audienca u duk se ishte e papërgatitur për fundin e saj. Por disa vite më pas, HBO ka vendosur që të rikthehet sërish në Westeros. Përveç House of The Dragon, po bëhen përgatitjet të sjellë Jon Snow në një serial të vetin.
Personazhi i interpretuar nga Kit Harington ishte padyshim një ndër më të preferuarit nga fansat, gjë që shpjegon pse HBO kërkon të prodhojë një serial, dedikuar një personazhi të Game of Thrones.
Seriali është në zhvillim e sipër, por vetë aktori nuk e ka konfirmuar ende për momentin.
Harington dukej i lehtësuar që kishte lënë pas Jon Snow dhe që atëherë ka luajtur në të dy filmat me buxhet të lartë të Marvel ( Eternals 2021 ) dhe në një prodhim teatral të Henry V.
Por kombimini i botës së GoT i transmetuar në platformën Disney +, ka të ngjarë që ai do të tundohet të risjellë një rol që i dha dy nominime për Emmy.
Ndërkohë që adhuruesit po presin datën 21 Gusht për serinë e parë të House of Dragon, vetë Kit Harington ka nja dy muaj kohë të vendosë nëse do nxjerrë shpatën edhe njëherë për situatën, apo do nxjerrë në pension, një personazh si Jon Snow.
/ Punë Burrash