Joaquin Phoenix shfaqet duke lexuar skenarin e Joker 2

Fituesi i Oskarit me rolin e Joker, Joaquin Phoenix do të jetë sërish në vazhdimin e dytë të filmit. Në një postim në Instagram, regjisori Todd Phillips konfirmoi se filmi është në zhvillim, madje zbuloi edhe titullin Joker 2: Folie à Deux dhe tashmë ka një skenar të shkruar nga Scott Silver.

Me filmin e parë, Joker ngjalli interesin e kritikëve të filmit, me një sukses me pak precedentë. Me një buxhet prodhimi prej 70 milionë dollarë, filmi arriti të fitonte më shumë se 1 miliardë dollarë. Suksesi u shoqërua edhe me 11 nominime për Oscar, ku Phoenix fitoi si aktori më i mirë.

Ideja e një vazhdimi të Joker ka qenë në diskutim që nga fundi i vitit 2019. Regjisori Todd Phillips nuk kishte detyrim kontraktual për një vazhdim të filmit. Por tashmë është konfirmuar se ai dhe Phoenix do jenë bashkë për të sjellë një tjetër film, që do ta presin me padurim të gjithë.

/ Punë Burrash

guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments