Gruaja rreh ish-burrin me bishtin e fshesës ndërkohë që vazhdon gjyqi për pasurinë

Shumë portale publikuan një lajm për një cift në Tiranë, tashmë të divorcuar e që vazhdojnë gjyqet për ndarjen e pasurisë. Në një nga seancat, për të dëshmuar se deri ku ka arritur sherri mes tyre burri deklaroi e ishte rrahur nga ish-gruaja madje ka ngritur pantallonat dhe ka treguar shenjat e krijuara nga bishti i fshesës.
Lajmi bëri bujë ndër lexuesit shqiptarë pasi sipas Kodit Burrnor të Martesës rrahja e burrit nga gruaja është turp, rrahja e gruas nga burri është detyrë dhe nder. Kjo e fundit të shton pikë në sy të burrave kur del e bën lloqe te kafja.
Gjithsesi burrat që rrihen me shkopin e fshesës të mos bëjnë sikur është ndonjë gjë e re pasi bota e grave ka shekuj që e praktikon proces e komunikimit me burrat përmes shpinë-zbutjes.
Përshembull, gratë indiane mbajnë vendin e tretë në botë për rrahjen e burrave. Kjo ndodh sepse që kur u krijua bota, burrat kanë sunduar përmes dhunës dhe qeveritë u detyruan të miratonin ligje që mbronin gruan dhe sic mund ta merrni me mend situata u kthye mbrapsht, tani janë burrat ata që duhet të gjejnë vrimë kur të futen nëse vijnë vonë në shtëpi apo nëse harrojnë detyrat e shtëpisë.
Prit pak se desh harruam. India mbante vendin e tretë ku burrat hajnë dru si në Karadak (ky ishte një fshat në Serbi por nuk jemi të sigurtë nëse aty ka lindur tradita e rrafjes së burrave nga gratë).
India duhet ta këtë krijuar këtë traditë shekuj më parë, këtë e dëshmon kjo pikturë që e ka origjinën në Kalkutë dhe daton në vitin 1875. Autori nuk dihet por me siguri nuk ka dashur të identifikohet pasi ka patur frikë se mos hante ndonjë shkop fshese nga gruaja e vet.

Ndërsa vendin e parë e mban fort Egjipti, kjo është mëse e kuptueshme pasi janë udhëhequr nga një numër jo i vogël grash ku ndër më të njohurat është Kleopatra që ja hynte në dru Cezarit e më vonë Mark Antonit sa u vinin piramidat e Egjiptit rrotull.
Dhe për habinë e të gjithëve, vendin e dytë e mban Anglia. Por ndoshta nuk ka gjë për tu habitur, se Filipi i shkretë nuk guxonte të nxirrte hundën jashtë pallatit mbretëror pa lejen e Elizabetës. Le që e shihni vetë se cfarë i ndodhi Harrit të shkretë sapo u martua me Meghanin.
Ndaj dhuna e grave kundrejt burrave nuk është gjë e re e sigurisht as e mirëpritur por tani na ka zënë e duhet ta mbajmë. dhe ta mbajmë si burrat.
Me krahë të lehtë (grave) e shpinë të fortë (burrave).