Gruaja që u martua me kullën Eifel, tani ka rënë në dashuri me një gardh prej druri

Ndoshta e keni dëgjuar historinë e Erika LaBrie, për tërheqjen e saj të pazakontë ndaj objekteve të pajeta, si edhe për martesën me Kullën Eifel. Nuk e dimë sesi funksionon kjo martesë, pasi “burri” nuk luan vendit dhe nuk i vjen kurrë në shtëpi. Madje ditën dhe natën, “burrit” të shkretë ja hipin sipër, miliona turista nga e gjithë bota.
Megjithatë, Erika tashmë e quan veten bashkëshortja e monumentit të famshëm parisien, madje mban mbiemrin e “burrit” duke preferuar të quhet Erika Eiffel.
Por zemra e Erikës ka vend jo vetëm për kullën metalike që peshon plot 10,100 ton por edhe për një gardh të kuq prej druri, i cili ja ka prish gjumin e natës, moj e rrituna në carshi.

Në një video të publikuar nga LadBible, Erika shihet duke përkëdhelur hunjtë e gardhit dhe duke u shprehur se nuk e priste të gjente një gardh si ai, me forma aq tërheqëse, me kënde të mrekullueshme.
Mesa duket, këndet e gardhit duhet të jenë ekuivalentë me tricepshat. Ju rroftë juve që merreni me hekra e palestra.

Bashkëshortja e kullës Eifel shprehet se ndihet e tërhequr fizikisht nga ky gardh dhe se do të donte ta njihte edhe më mirë. Mjerë ai që ka shtëpinë të rrethuar nga gardhi, pasi do të duhet të presë vizita të shpeshta nga e dashuruara e shekullit.
/ Punë Burrash