Futbollisti britanik Andy Carroll bën “gol” me një bjonde, dy javë para “finales” (dmth martesës)

Populli britanik ka një shprehje të urtë “Zanati lihet me shpirtin” prandaj futbollisti Andy Carroll nuk e harron zanatin brenda fushës së blertë, madje po shënon “gola” edhe jashtë saj.

Një foto e ish-Liverpulistit me një bjonde të shtrirë në “fushë të mejdanit” (mu në krevat) ka marrë dhenë dhe është publikuar në shumë portale britanike. Futbollisti duket komplet në gjumë, mesa duket është këputur nga lodhja duke u “stërvitur”.

The football ace was pictured on a bed together with a blonde beauty
Taylor Jane Wilkey dhe Andy Carroll

Bjondja në foto, e identifikuar me emrin Taylor Jane Wilkey është asistente menaxhere në një bar-restorant luksoz në Dubai, ku pasi kishin festuar bashkë, kishin shkuar në dhomën e hotelit.

Bjondushka në një komunikim me portalet britanike kishte thënë se vërtet kishin qenë në dhomë të tre bashkë, ajo vetë, Andy Carroll dhe një shoqe e saj, por nuk kishte ndodhur asgjë. Pra nuk kanë bërë fare “oçe-oçe” por vetëm gjumë, ashtu siç do të kishte bërë çdo punëburrs i vërtetë.

Taylor Jane Wilkey

“Ishte një shaka pa zarar, foton e bëra thjesht për humor” – kishte thënë Taylor Jane Wilkey, që mesa qenka e specializuar në humorin anglez.

Për t’ia shtuar kripën kësaj shakaje të papame, bjondja kishte shkrepur edhe një foto tjetër, ajo vetë e veshur me robdishambrin që mbante edhe emrin e futbollistit. Këtu ajo nuk ka patur faj, se nuk do rrinte gollomesh në dhomë e të merrte ndonjë të ftohur.

Taylor Jane Wilkey takes a mirror selfie in Andy Carroll's bathrobe
Taylor Jane Wilkey me robdishambrin e personalizuar me emrin e futbollistit

Të shfaqesh në krevatin e një hoteli, me një femër në foto, vetëm dy javë para martese, është nga ato shakatë, për të cilat nuk jemi të sigurtë nëse do ti kuptojë fejuara e tij, që tashmë ka bërë të gjitha pregatitjet për dasmë. / Punë Burrash

Andy Carroll dhe e fejuara e tij Billi Mucklow
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments