Fidel Kastro ka fjetur me 35,000 femra dhe ka pirë puron e parë në moshën 14 vjeçare

A e keni ditur se Fidel Kastro, diktatori kuban i cili vdiq në moshën 90-vjeçare, kishte një oreks të pangopur seksual dhe pohoi se kishte pirë puron e parë në moshën 14-vjeçare. Këtu janë disa fakte personale befasuese për liderin e revolucionit kuban.
“Ishte babai im që më dha puron e parë, në Birán. Duhet të kem qenë 14 ose 15 vjeç. E piva puron pa e ditur as ta pija. Por për fat të mirë, nuk e kam kaluar tymin në bark”.

Edhe pse në fotografi, ai shfaqet thuajse gjithmonë me puro, ai hoqi dorë nga duhani dekada më parë. Sic ka thënë vetë gjatë një interviste “E lashë duhanin dhe nuk më ka munguar kurrë.”
Sipas një personi që ka punuar pranë Kastros, diktatori kishte një oreks të pangopur seksual. New York Post raportoi se Kastro bënte seks me të paktën me dy femra në ditë; në drekë, darkë dhe ndonjëherë në mëngjes. Thuhet se rojet e tij vërshonin në plazhet e Havanës për të rekrutuar femra.

Nëse i ke patur dy dashnore në jetë, dil nga rreshti e lëru rradhë padrinove. Sepse shifra që qarkullon për El Comandante shkon deri në 35,000 femra, e shtrirë kjo në 82 vite – (vërtet Kastro vdiq 90 vjeç por turravrapi drejt pjeshkave ka filluar në adoloshencë, apo jo?).
Po të bësh llogaritë, i bie të ketë shkuar çdo vit me rreth 426 femra. Është për tu habitur se si gjente kohë për tu marrë me revolucionin dhe me punët e qeverisë. Sic duket prandaj e paska lënë puron e duhanit, sepse nuk i dilte koha të merrej me “puron” që kishte mes këmbëve.
Sidoqoftë, nuk njohim asnjë kuban që ti ketë mbajtur pishtarin Kastros, por nga shumë burime del se lideri kuban të thante piten dhe ishte fiks sic thote populli “çfare i sheh syri, ja bën “puro”. / Punë Burrash