Donald Trump çan bllokadën e rrjeteve sociale, publikon “Twitterin” e vet

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i kundërvihet Metës, (jo Ilirit), por kompanisë Meta dhe sidomos aplikacioneve të Mark Zuckenberg, duke hedhur në qarkullim aplikacionin e tij “Truth Social”.

Ky aplikacion do ta rikthejë Trumpin në mediat sociale më shumë se një vit pasi ai u bllokua nga Twitter, Facebook dhe YouTube pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA nga mbështetësit e tij, kur ai u akuzua për postimin e mesazheve që nxisnin dhunën.

Dalja e rrjetit social u paralajmëruar që më 15 shkurt, nga djali i madh i Trump, Donald Jr, I cili postoi në Twitter një pamje të llogarisë së babait të tij @realDonaldTrump në “Truth Social”,  ku shkroi: “Bëhuni gati! Presidenti juaj i preferuar do t’ju shohë së shpejti!”

Trump teases first post on new Twitter-like TRUTH Social

Donald Trumpi e krijoi rrjetin e tij social pasi të tjerat i ndërprenë fjalën, pra nuk e linin të fliste. Edhe Donaldi i Big Brother Vip është ankuar shpesh gjatë mbrëmjeve live se nuk e linin të fliste.

Ndoshta ka nevojë edhe ai të krijojë një aplikacion si adashi i tij amerikan madje ti bëjë bllok Ilirit, Trixit me gjithë Borën bashkë.

guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments