Do të blesh shtëpinë e El Chapos për 10 dollarë? Qeveria meksikane po organizon një lotari popullore

Pronat që i përkisnin El Chapos, mund të fitohen nga ndonjë fatlum që ka blerë një biletë lotarie, për vetëm 10 dollarë.

Kjo nismë e qeverisë meksikane po përkrahet nga mijëra njerëz që po blejnë biletat e lotarisë për të shpresuar të jetojnë në shtëpinë e bosit.

“Bileta e artë” është pikërisht vila e tij luksoze në Culiacàn , ku Joaquin Guzmàn ishte fshehur para arratisjes së tij, në shkurt 2014.

Një tjetër vilë e kërkuar është ajo e Amado Carrillos Fuentes, bosit të kartelit Juarez i cili u bë i famshëm për sistemin e tij të tregtimit të drogës me avionë dhe anije gjigante.

Çmimet do të ndahen më 15 shtator, që shënon dhe Ditën e Pavarësisë së Meksikës. Në tërësi, fondi i çmimeve arrin vlerën e 250 milionë pesos, ose mbi 10 milionë euro.

Imagjinoni nëse kjo bëhet në Shqipëri, me pronat e sekuestruara nga bosat e drogës! Lotaria do dështonte, askush nuk do ti hynte të merrte një shtëpi me “telashe”. Dhe nga e keqja, biletat e lotarisë do ti blinin bosat ende të pa arrestuar ose politikanët dhe deputetët e pastrehë.

guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments