BMW do të ofrojë ngrohjen e sedileve, me abonim për 18 dollarë në muaj

Ndoshta u bëtë pak lëmsh nga titulli por është fiks ashtu siç e lexuat.
E ngjashme me konceptin e qirasë, ju mund ta keni makinën me sedile që u aktivizohet ngrohja falë një abonimi mujor ose vjetor. Pra, makina do të jetë “full option”, por ti do të paguash vetëm për opsionet që do.
Kjo çudi ka nisur të aplikohet aty ku çudirat nuk mungojnë, në Korenë e Jugut. Sektori “Connected Drive Store” në faqen e BMW, ku ti mund të zgjedhësh aktivizimin e disa opsioneve, me pagesën e një tarife mujore.

Abonimi nuk është i limituar vetëm për sedilet. Ju mund të kërkoni shërbime të tjera si ngrohje të timonit, përmirësim të ndricimit të fenerëve, shtesa në sistemin e sigurisë, etj.
/ Punë Burrash
0 Comments