Blenë një ishull në Karaibe për 250,000 dollarë dhe shpallën principatën e tyre

Marshall Mayer është bashkëthemelues i Let’s Buy an Island , një projekt ambicioz që në vitin 2018 synoi të financonte blerjen e një ishulli. Në dhjetor 2019, aspiratat e grupit u bënë realitet, duke mbledhur mbi 250,000 dollarë për të përfunduar blerjen e Coffee Caye, një ishull 1,2 hektarësh, i pabanuar në brigjet e Belizes.

Investitorët nuk po blinin vetëm një pjesë të pronës në Belize. Ata po investonin gjithashtu në një projekt të pazakontë të ndërtimit të shteti të ri, sepse Coffee Caye, u shpall “Principata e Islandias”, dhe tashmë ka flamurin, himnin dhe qeverinë e saj, duke qënë “mikroshteti” më i ri në botë, një ent që pretendon pavarësinë, por që ende nuk njihet si e tillë nga komuniteti ndërkombëtar.

Në këtë fillim viti 2022, në Coffee Caye zbarkoi një grup i përzier investitorësh dhe turistësh të intriguar të shohin ishullin për të cilin duhen vetëm disa minuta të tjera për të ecur nga njëri skaj në tjetrin.

Blerja e një ishulli mund të jetë një investim interesant por përsa i përket njohjes së këtij mikroshteti nga ndërkombëtarët, nuk mund të thuhet se është momenti i përshtatshëm kur bota i ka sytë te lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. / CNN
