Bill Gejts nuk paska qenë aq Mikro dhe Soft sa e mendonin të gjithë

Ai është vërtet një person i dhënë pas teknologjisë, por Bill Gejts nuk ka lindur plak. Dikur ka qenë i ri dhe sipas biografit të tij Xhejms Uollas, Billi ja lunte fenë jetës së natës nëpër klube strip madje shpeshherë i ftonte vajzat në shtëpinë e tij të cilat notonin lakuriq në pishinë.

Por në këto kohë Billi po merret me procedurat e divorcit me Melinda Gates dhe biografi i tij ka shprehur frikën se mos Billi i kthehet jetës së mëparshme duke e cuar dëm sa në njërin klub në tjetrin mes femrash e pijesh cdo natë.

Dhe ku qëndron problemi këtu?! Mesa duket biografi paska rrëshqitur nga trutë e kokës pasi kjo lloj jete për një njeri në moshën e Billit nuk mund të quhet e çuar dëm.

Gejts që në kohën kur u bë miliarder ka dhuruar vazhdimisht miliona dollarë përmes fondacionit që e drejton bashkë me Melindën. Ndaj të bëjë pakëz qejf, pas 27 viteve martesë nuk quhet shthurrje por lirim nga burgu me kusht, ku shërbimi i provës është të bësh qejf.

guest
1 Comment
Te vjetra
Te rejat Me te votuarat
Inline Feedbacks
View all comments
Mikrosofti
Mikrosofti
2 years ago

Po normal vllai, nuk i ka bo duart zoti vetem per maus e tastiere. Ec Billo e mos e rruj fare.