Aplikacione të dyshimta që mund t’ju vjedhin profilin tuaj në Facebook

Kupona për Netflix ose Google AdWords? Votoni për ekipin më të mirë të futbollit? Aplikacionet që shfaqin njoftime të tilla mund t’ju infektojnë telefonin.

Hulumtuesit kanë zbuluar një trojan të ri Android, të quajtur FlyTrap, i cili është përhapur në më shumë se 10.000 viktima përmes aplikacioneve në llogaritë e vjedhura në Facebook.

Në një raport të publikuar së fundi, ekipet hulumtuese të Zimperium’s zLabs për celularët shkruanin se FlyTrap është përhapur në të paktën 144 vende që nga marsi, përmes aplikacioneve në Google Play Store.

Malware është pjesë e një familjeje trojanë që përdorin inxhinieri sociale për të ndërhyrë në llogaritë e Facebook, thanë studiuesit. Nga ana e saj, Google Play hoqi aplikacione të dyshimta pasi Zimperium zLabs i dha një paralajmërim. / Telegrafi

Aplikacionet që vjedhin llogaritë në Facebook:

GG Voucher (com.luxcarad.cardid)

Vote European Football (com.gardenguides.plantingfree)

GG Coupon Ads (com.free_coupon.gg_free_coupon)

GG Voucher Ads (com.m_application.app_moi_6)

GG Voucher (com.free.voucher)

Chatfuel (com.ynsuper.chatfuel)

Net Coupon (com.free_coupon.net_coupon)

Net Coupon (com.movie.net_coupon)

EURO 2021 Official (com.euro2021)

guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments