Anglezët sulmojnë ambasadën bullgare në Londër, kujtuan se ishte flamuri italian

Të dëshpëruar nga humbja në finale e europianit përballë italianëve, një pjesë e tifozëve anglezë dolën në rrugët e Londrës të tërbuar, ku nuk munguan edhe incidentet e përplasjet me policinë.

Por, një episod e shndërroi inatin e tyre në qesharak. Ambasada Bullgare në Londër tha se një turmë e vogël tifozësh anglezë ishin përpjekur pas përfundimit të ndeshjes që të shkulnin flamurin e vendosur në këtë ambasadë.

Arsyeja? Kujtonin se ishte flamuri i Italisë.

Flamuri bullgar ka të njëjtat ngjyra me atë italian, me ndryshimin e madh se jeshilja është në mes dhe vijat i ka horizontale, jo vertikale si ai italian.

Të shpresojmë që pas kësaj ngjarjeje, anglezët të kenë mësuar dicka për flamujt, ndryshe pas ambasadës bullgare do ti vijë rradha asaj irlandeze, pasi flamuri i Irlandës me të Italisë thuajse nuk dallohen.

File:Flag of Ireland.svg - Wikimedia Commons
Flamuri i Irlandës
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments