A e dini cili është sportisti më i paguar i të gjitha kohërave? (Ronaldo dhe Messi të mbajnë rradhën)

Paga prej 93 milionë dollarësh në vitin 2017 e bëri futbollistin Cristiano Ronaldo sportistin më të paguar në botë, sipas revistës Forbes. I dyti në listë ishte basketbollisti i NBA, LeBron James, me 86.2 milionë dollarë, ndërsa i treti u listua 80 milionë dollarë të fituara në vit nga Lionel Messi.

E megjithatë, sportisti më i paguar i të gjitha kohërave konsiderohet një karrocier romak me emrin Gaius Apuleius Diokleu, i cili u pagua me një shumë të tillë, që e konvertuar me kursin e sotëm, i bie 15 miliardë dollarë.

Diokleu jetoi nga 104 në 146 pas Krishtit, fitoi 35,863,120 sesterce romake, një shifër që do të vlente sa 15 miliardë dollarë sot. Shifra gjendet e gdhendur në një monument në Romë, i ngritur për Diokleun nga tifozët e tij në fund të karrierës 24-vjeçare.

Garat më të famshme u zhvilluan në Circus Maximus, një arenë sportive në Romë. Karrocierët zakonisht vinin nga klasa të ulëta shoqërore dhe grupoheshin në ekipe. Ngjyrat e fanellave të ekipit – të kuqe, blu, të bardhë dhe të gjelbër – e bënin më të lehtë për tifozët që të mbështesnin favoritët e tyre.

Diokleu ishte i kuq përgjatë pjesës më të madhe të jetës së tij dhe u dallua për një shpejtësi. Garderoba e tij përbëhej nga një përkrenare lëkure, mbrojtëse për gjoksin, një fanellë dhe një kamzhik. / Dita

guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments