10 qytetet më relaksuese në botë

Kush nuk do të dëshironte një pushim në një nga qytetet më relaksuese në botë? Të gjithë jemi në kërkim të destinacioneve që na lejojnë të çlirojmë mendjen pas gati dy vitesh ndalesë për shkak të pandemisë.

Nga këtu u nis “CompareTheMarket”, një portal australian për të krahasuar çmimet e llojeve të ndryshme të shërbimeve, për të hartuar Indeksin e Relaksimit 2022, i cili është pikërisht renditja (kurioze) e qyteteve më relaksuese në botë. “Pas disa vitesh stresuese, ajo që shumica prej nesh duan kur rezervojnë një udhëtim është hapësira për t’u çlodhur dhe për të rifituar energjinë,” thotë Stephen Zeller, Drejtor i Përgjithshëm i Sigurimeve të “CompareTheMarket”. “Edhe pse nuk është zgjedhja e qartë për një pushim relaksues, qytetet mund të jenë vendi i përsosur për t’u çlodhur, për shembull me një ditë në spa ose një shëtitje në park”.

Për studimin e tij, portali australian mori në konsideratë tridhjetë nga destinacionet më të njohura në botë dhe për secilin caktoi një pikë nga 1 në 10 deri në gjashtë faktorë të konsideruar vendimtarë për favorizimin e relaksimit të banorëve dhe vizitorëve, përkatësisht numrin e llixhave (spa), qendrave joga dhe meditimi, hotele me pesë yje, hapësira të gjelbra, si dhe klima (duke marrë parasysh temperaturën mesatare dhe ditët me diell në vit). Në fund u arrit kjo renditje:

Orlando (Florida)

A keni menduar ndonjëherë se një metropol i famshëm për parqet e tij argëtuese – Walt Disney World dhe Universal – ishte gjithashtu më relaksuesi në botë? Megjithatë, sipas këtij studimi, kjo është e gjitha: Orlando ka rezultatin më të lartë absolut për përqendrimin më të lartë të qendrave të spa, jogës dhe meditimit, plus nuk është shumë larg nga plazhet dhe është gjithashtu jo shumë  largë nga rezervatet natyrore dhe liqenet e mrekullueshme.

Wellington (Zelanda e Re)

Kryeqyteti i Zelandës së Re, Wellington, është në vendin e dytë, para së gjithash për hapësirat e shumta të gjelbra që ofron dhe për klimën e tij ideale: e butë dhe jo shumë me shi.

Miami (Florida)

Kthehemi në Shtetet e Bashkuara për qytetin e tretë në renditje: Miami e meriton podiumin pikërisht për plazhet që e bënë të famshëm, për t’u përjetuar gjatë gjithë vitit falë një klime gjithmonë të favorshme. Shquhet edhe për përqendrimin e lartë të qendrave për shëndetin 19.7 për 100 mijë banorë. Jashtë podiumit, në vendin e katërt është edhe Marbella, në Spanjë, e cila shquhet veçanërisht për numrin e llixhave(spa) (21.7 për 100 mijë banorë), pastaj Auckland në Zelandën e Re dhe çuditërisht Piza, e dyta pas Wellington-it për hapësirat e gjelbra (25.8), dhe që pëlqehet për klimën e saj të butë, me një temperaturë mesatare vjetore prej 18 gradë. Vendi i shtatë San Francisko, i teti për Sidnein, i cili është qyteti me më shumë hotele me 5 yje për banor në listë, pastaj – një tjetër surprizë, Seattle (që dallohet për numrin e qendrave të jogës dhe hapësirave të gjelbra) dhe në fund u rendit Kopenhagen. / GQ Italia

guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments